KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kreu i Agjencisë së OKB-së për SHBA-në
Kreu i Agjencisë së OKB-së për SHBA-në

Kreu i Agjencisë së OKB-së për SHBA-në

Kreu i agjencisë së OKBsë që ndihmon refugjatët palestinezë kritikoi sot dimensionin politik të vendimit të SHBA-ve për të reduktuar në mënyrë dramatike financimet që i jepen kësaj jorganizate, duke paralajmëruar se një gjë e tillë mund të rrisë më tej paqëmdruesjhmërinë. Pierre Krahënbyl tha se vendimi i Amerikës për të reduktuar me 300 milionë dollarë financimet për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara që ndihmon refugjatët palestinezë ka një dimension politik që duhet shmangur. Ai i bëri këto komente ndërsa njoftoi se agjencia kishte nevojë për më shumë se 800 milionë dollarë për të siguuuar ndihmë shtesë për refugjatët palestinezë në Siri, Gaza dhe Bregun Perëndimor. Shtetet e bashkuara, të cilat për vite të tëra kanë qenë donatori më i madh i kësaj agjencine, bënë të ditur këtë muaj se do të jepnin vetëm 60 milionë dollarë ëpr buxhetin e vitit 2018 të prgamozatës, nga 360 milionë që patën dhënë vitin e shkuar. Sipas Krahebul ishte e qartë se reduktimi i fondeve kishte lidhje me vendimin e lidershipit palestinez për të ngrirë marrëdhëniet me administratën Tramp, pasi ky i fundit njohu jeruzalemin si kryeqyett të Izraelit. Për kreun e agjencisë së OKBsë është e domosdoshme që ndihmat dhe financimet humanitare të mos ndikohen nga politika.

Sicred