KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kremlini: Sulmet e Trump ndaj gazsjellësit konkurrencë e pandershme

Kremlini: Sulmet e Trump ndaj gazsjellësit konkurrencë e pandershme

Kremlini zyrtar ka reaguar pas kritikave të formuluara në Samitin e NATO-s nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”. Kritikat e formuluara nga presidenti amerikan, Donald Trump në drejtim të projektit të gasjellësit “Nord Stream 2” mes Rusisë dhe Gjermanisë përbëjnë një formë të “konkurrencës së pandershme”, denoncoi sot Kremlini.”Ne i konsiderojmë këto sulme si konkurrencë e pandershme. Kjo është një përpjekje për të detyruar konsumatorët europianë të blejnë GNL më të shtrenjtë, që mund t’u ofrohet atyre nga vende të tjera”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Pesko. Akuza e Tramp ishte se Berlini ishte i burgosur i Rusisë, pasi blinte gazin e shtrenjtë, por nuk kontribuon sa duhet në Nato.

Sicred