KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Kreditë e keqija zbresin në 15.58%

Kreditë e keqija zbresin në 15.58%

Treguesit e shëndetit financiar në Bankën e Shqipërisë tregojnë se për herë të parë që nga viti 2011 portofoli i kredive me probleme në Qershor ka zbritur në nivelin 15.58% të totalit . Në vlerë absolute ky tregues ka rënë në 620 milionë euro, ose me 12 milionë euro. Referuar statistikave të Bankës Qendrore, qershori është muaji i tetë radhazi që raporti i kredive të këqija po reduktohet dhe këtë ecuri banka ia dedikon planit kombëtar të masave që u ndërmor një vit më parë. Po ashtu një tjetër faktor që ka ndikuar në uljen e huave me probleme është proçesi i ristrukturimit të 35 kompanive të mëdha, të cilat mbanin peshën më të madhe të këtij portofoli, pasi zotëronin 60% të kredive me probleme. Burime nga Banka e Shqipërisë bëjnë me dije se nga këto kompani 21 janë ristrukturuar ndërkohë që për 11 të tjera proçesi i ristrukturimit kërkon edhe disa muaj kohë. Nga këto kompani, 7 janë në proçes falimenti. Banka e Shqipërisë thotë se reduktimi i mëtejshëm i raportit të kredive me probleme po jep sinjale inkurajuese në përmirësimin e aktivitetit kreditues dhe pret që të arrije objektivin për uljen e kredive me probleme deri në 15% në mesin e vitit tjetër.

Sicred