KRYEFAQJA » LAJME » “Krasta 2” tre në pranga, 2,080 bimë cannabis sativa asgjësohen
"Krasta 2" tre në pranga, 2,080 bimë cannabis sativa asgjësohen

“Krasta 2” tre në pranga, 2,080 bimë cannabis sativa asgjësohen

Tre persona janë arrestuar dhe 2,080 bimë cannabis sativa janë asgjësuar njofton Policia e Krujës. Operacioni “Krasta 2” ka përfunduar pas një hetimi disa mujor. të ndaluarit janë Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë, Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë dhe Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë. Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë, për të cilët vazhdon hetimi, në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Asgjësimi i tyre u bë me anë të djegies.
Policia bën të ditur se në fshatin Nikël, në ambient të pyllëzuar u gjetën dhe asgjësuan 675 bimë cannabis sativa.
“Krasta 2” është operacioni më i rëndësishëm i ndërmarrë së fundi nga policia shqiptare kundër mbjelljes së lëndëve narkotike.

Sicred