KRYEFAQJA » LAJME » KQZ: Votimet do të mbyllen në orën 20
KQZ kallzon 76 komisionerë: “Falsifikuan materialin zgjedhor dhe rezultatin e zgjedhjeve”

KQZ: Votimet do të mbyllen në orën 20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtyjë me 1 orë mbylljen e qendrave të votimit. Nga ora 19 që ishin parashikuar për t’u mbyllur sipas ligjit, KQZ vendosi që ato të mbyllen në orën 20. Vendimi është marrë 6 vota pro dhe 1 kundër. Shkak duket se është bërë pjesmarrja e ulët e votuesve. Deri në orën 16:00, sipas KQZ-së kishin votuar rreth 36 përqind në rang vendi. Pjesmarrja e ulët mendohet se ka ardhur për shkak të temperaturave të larta që kanë mbizotëruar gjatë gjithë ditës. Në orën 19 temperatura ishte 32 gradë, por gjatë ditës i ka kaluar 37 gradë. Shtyrja e orës së mbylljes së qendrave të votimit  u bë edhe për shkak të disa problematikave të tjera të procesit.

Pjesmarrja e ulët duket se i ka detyruar krerët e partive që të drejtojnë mesazhe në drejtim të zgjedhësve për të shkuar në votime. Fillimisht ishte kreu i PS Edi Rama që me anë të rrjeteve sociale ju drejtohej qytetarëve për të mos neglizhuar votimin, ndërsa më vonë ka qenë edhe kreu i PD Lulzim Basha që ka bërë thirrje për pjesmarrje.

Sicred