KRYEFAQJA » LAJME » KQZ u ndan fondet partive
KQZ u ndan fondet partive

KQZ u ndan fondet partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e tij të sotme fondet vjetore për partitë politike, për vitin 2018.
Në total 186 milionë lekë do të shpërndahen për gjashtë parti.
Sipas vendimit të KQZ-së, Partia Socialiste përfiton rreth 85 milionë lekë, Partia Demokratike rreth 52 milionë lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 26 milionë lekë.
Pjesa e mbetur e fondit ndahet për Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet 10 milionë, LIBRA 6 milionë dhe Partia Socialdemokrate 6 milionë.
Sakaq KQZ ka shtyrë vendimmarrjen për strukturën e vet të shpenzimeve buxhetore për vitin 2018.

Sicred