KRYEFAQJA » LAJME » KQZ shtyn për të dytën herë afatin e dorëzimit të listës për PD
Bordi i Monitorimit të Mediave pranë KQZ : RTSH i balancuar dhe profesional

KQZ shtyn për të dytën herë afatin e dorëzimit të listës për PD

KQZ ka shtyrë për herë të dytë afatin e dorëzimit të listës së kandidatëve të PD për deputetë. Komisioni i ka bërë thirrje partisë më të madhe të opozitës që deri në orën 09:00 të së martës të paraqesi listën e plotë si dhe formularët e dekriminalizimit për çdo kandidat. “Duke kërkuar një mirëkuptim nga përfaqësuesit e partive politike, por edhe nga kolegët në tavolinë, do të propozoja ti japim edhe një afat deri nesër në orën 09:00” tha kreu i KQZ Klement Zguri. Propozimim i tij u miratua me unanimitet. Të dielën KQZ i la PD afat 24 orë për të dorëzuar listën. Kjo parti kishte paraqitur 94 emra kandidatësh nga 140 që do të duheshin normalisht.
Ndërkohë PD është përfshirë nga debate të forta pasi kreu i PD Lulzim Basha bëri të njohur listat e kandidatëve. Veç mungesës së numrave, binte në sy edhe mungesa e emrave të njohur të PD. Një pjesë e tyre kanë kundërshtuar. Ish nënkryetarja Jozefina Topalli dhe një nga themeluesit e PD Arben Imami, kanë kërkuar mbledhjen e forumeve dhe shkarkimin e kreut të PD Basha. Disa kandidatë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa disa krerët lokalë të PD, kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në fushatë.

Sicred