KRYEFAQJA » LAJME » KQZ refuzon t’i jap PD-së listat me personat që votuan në 30 qershor: Janë të dhëna personale. Listat merren vetëm nga prokuroria me vendim gjykate

KQZ refuzon t’i jap PD-së listat me personat që votuan në 30 qershor: Janë të dhëna personale. Listat merren vetëm nga prokuroria me vendim gjykate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i vendosë në dispozicion Partisë Demokratike listën me personat që kanë votuar në datën 30 Qershor për zgjedhjet vendore. Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, në një prononcim për mediat, u shpreh se lista e zgjedhësve që kanë votuar me 30 qershor është sensitive dhe nuk mund të jepet, me përjashtim të rasteve kur e kërkon prokuroria me vendim gjykate.

“Shumica e kërkesave të PD-së janë të paarsyeshme, pasi të gjitha rezultatet janë të hedhur në faqen e KQZ. PD-ja ka kërkuar listën e printuar për çdo qendër votimi. Këto lista nuk i bëjmë ne, por Gjendja Civile. Të dhënat janë me karakter personal. Ne nuk hapim kutitë pa proces ankimor. Historikisht listat jepen vetëm kur i ka kërkuar prokuroria me vendim gjykate. Janë të dhëna sensitive. PD-ja do që të zbulojë vullnetin e shqiptarëve. Por është shkelje Kushtetuese, ti thuash opinionit se kush ka votuar apo jo” tha ai. /web.rtsh

 

Sicred