KRYEFAQJA » LAJME » KQZ pranon listën e PD dhe hedh shortin për fletën e votimit

KQZ pranon listën e PD dhe hedh shortin për fletën e votimit

Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike mori votat unanime të anëtarëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në listën e plotësuar pasi KQZ shtyu dy herë afatin, janë 194 kandidatë. KQZ gjithashtu bëri me dije se Partia Demokratike nuk ka respektuar barazinë gjinore si në rastin e qarkut Kukës, Elbasan, Fier, Gjirokastër dhe Berat ndaj dhe sipas Kodit Zgjedhor kjo forcë politike gjobitet me 5 milionë lekë  në këto pesë qarqe. Ndërkaq, KQZ ka hedhur shortin  për të përcaktuar se si do të renditen partitë në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu  LSI renditet e para, PS e dyta dhe PD e gjashta etj.

Sicred