KRYEFAQJA » LAJME » KQZ ju heq mandatet deputetëve Rahovica dhe Rakipi
KQZ u ndan fondet partive

KQZ ju heq mandatet deputetëve Rahovica dhe Rakipi

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur të premten pë0r të vendosur për fatin e mandatit të deputetëve Gledion Rehovica i LSI-së dhe Aqif Rakipi i PDIU-së. KQZ në mbledhjen e dy ditëve më parë vendosi që të shtynte për ditën e sotme vendimin , duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme më shumë informacion për kërkesën për heqjen e mandatit të dy deputetëve. Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit për deputetin e PDIU-së dhe atë të LSI-së, të cilët sipas organit të akuzës rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Të dy deputetët, sipas prokurorisë, nuk kanë deklaruar ndalimet nga policia në disa vende të Europës, në formularin e vetëdeklarimit dhe as përdorimin e emrave të tjerë, ç’ka sipas ligjit të dekriminalizimit përbën arsye për ndërprerje të menjëhershme mandati.

Sicred