KRYEFAQJA » LAJME » KQZ për mandatet e Rakipit dhe Rahovicës
KQZ për mandatet e Rakipit dhe Rahovicës

KQZ për mandatet e Rakipit dhe Rahovicës

Komisioni Qëndror i zgjedhjeve vendosi që në rendin e ditës në datë 3 Janar 2018 të shqyrtojë rezultatin e verifikimeve të bera nga Prokuroria e Përgjithshme për mandatin e deputetëve Gledjon Rehovica dhe Aqif Rakipi. Gjithashtu në rendin e ditës më 3 Janar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë edhe verifikimet e bëra nga organi i akuzës për kreun e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe për ish deputetët Mhill Fufi dhe Omer Mamo. Prokuroria e Përgjithshme,me shkresat zyrtare që ka përcjellë pranë KQZ-së, pretedon se këta funksionarë janë gjetur në shkelje të kritereve ligjore të ligjit të dekriminalizimit dhe kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit,ose të funksionin publik.

Sicred