KRYEFAQJA » LAJME » KQZ miraton listat e PD-së/Hidhet shorti i renditjes së partive

KQZ miraton listat e PD-së/Hidhet shorti i renditjes së partive

Listat e kandidatëve të Partisë Demokratike morën votat unanime të anëtareve në Komisionin qendror të Zgjedhjeve. Në listat e plotësuara pas afatit të lënë nga KQZ, tashmë demokratët kanë një listë prej 194 kandidatësh pasi disa emra janë tërhequr nga gara. KQZ gjithashtu bëri me dije se Partia Demokratike nuk ka respektuar barazinë gjinore si në rastin e qarkut Kukës, Elbasan, Fier, Gjirokastër dhe Berat ndaj dhe sipas Kodit Zgjedhor kjo forcë politike gjobitet me 5 milionë lekë në këto pesë qarqe. Ndërkaq, KQZ ka hedhur shortin për të përcaktuar se si do të renditen partitë në fletën e votimit në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu LSI renditet e para, PS e dyta dhe PD e gjashta etj.

Sicred