KRYEFAQJA » LAJME » KQZ-ja diskuton mandatin e Prengës

KQZ-ja diskuton mandatin e Prengës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar ditën e sotme për mandatin e deputetit për qarkun e Lezhës, Armando Prenga. Deputetit i janë kërkuar gjurmët e gishtave, por avokati i tij tha se Armando Prenga është i hapur për çdo lloj verifikimi, ndërkohë që shenjat e gishtave i ka dhënë një ditë më parë. Sipas avokatit përfaqësues të Armando Prengës, për këtë çështje ata disponojnë vetëm një kërkesë, e cila është paraqitur edhe KQZ, por jo dokumentacionin përkatës, çka i pengon ata të bëjnë një mbrojtje ligjore dhe efektive. KQZ nga ana e saj ka kërkuar që prokuroria ti vendose në dispozicion aktet e nevojshme, sipas ligjit, duke i dhënë informacione të detajuara për Armando Prengën. Kërkesa e KQZ për Prokurorinë u votua me 4 vota pro.

Sicred