KRYEFAQJA » LAJME » KQZ i heq mandatet Selamit, Tahirit dhe Rroshit
Opozita në KQZ: Regjistrimet pas 28 prillit janë nul!

KQZ i heq mandatet Selamit, Tahirit dhe Rroshit

KQZ vendosi ti heqi mandatet deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Komisioni e mori këtë vendim, pasi shqyrtoi dokumentat e prokurorisë së përgjithshme e cila argumentoi se këta persona kanë shkeluar ligjin e dekriminalizimit gjatë plotësimit të dokumentacionit. Sipas prokurorisë ata nuk kishin deklaruar në formularë disa momente të errta të jetës së tyre. Vendimi për Selamin dhe Rroshin ka qenë unanim ndërsa për Tahirin përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita kanë votuar kundër. Deputetët Selami dhe Tahiri, si dhe kreu i Bashkisë së Kavajës Rroshi, e kanë konsideruar kërkesën e prokurorisë të frymëzuar politikisht. Vendimet do t’ju drejtohen kryeministrit dhe kreut të parlamentit, për të vijuar me procedurat sipas ligjit. Tashmë pritet që në Kavajë të ketë zgjedhje të reja për kreun e ri të bashkisë. Ndërsa dy deputetët do të zëvëndësohen nga partitë e tyre LSI dhe PDIU. Pas këtyre zhvillimeve duket se më i fituar ka dalë koalicioni i majtë në pushtet, të cilit i shtohet një deputet. Kjo pasi Dashamir Tahiri, ishte larguar nga PDIU, aktualisht në mbështetje të koalicionit të majtë, dhe i ishte bashkangjitur PD.

Sicred