KRYEFAQJA » LAJME » KQZ diskutim për mandatet e Selamit, Tahirit dhe Rroshit
Opozita në KQZ: Regjistrimet pas 28 prillit janë nul!

KQZ diskutim për mandatet e Selamit, Tahirit dhe Rroshit

Komisonit Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur të enjten në mesditë diskutimin rreth mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Komisioni po shqyrton dokumentat e prokurorisë së përgjithshme e cila ka kërkuar heqjen e mandateve të këtyre personave për shkak të shkeljes së ligjit të dekriminalizimit. Deputetët Selami dhe Tahiri, si dhe kreu i Bashkisë së Kavajës Rroshi, e kanë konsideruar kërkesën e prokurorisë të frymëzuar politikisht. Sipas ligjit shqiptar KQZ ka afat deri më 30 dhjetor për t’u shprehur në lidhje me mandatet e tyre. Gjithnjë sipas ligjit nëse KQZ nuk merr vendim, atëherë parlamenti mund t’ia heqë këtë të drejte dhe t’ia kalojë atë Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të thotë një shtyrje e mëtejshme e afatit.

Sicred