KRYEFAQJA » LAJME » KQZ cakton fondet për partitë
Raportet financiare të PD, reagon KQZ

KQZ cakton fondet për partitë

83 milionë lekë do t’i kthehen komisionit qendror të zgjedhjeve nga 13 parti politike të cilat nuk morën në zgjedhjet parlamentare të qershorit rezultatin e duhur. Në mbledhjen që zhvilloi KQZ vendosi që partitë që kaluan pragun 0.5% të votave të përfitojnë nga rishpërndarja e fondit të mbetur, ndërsa 13 të tjera do duhet të kthejnë një pjesë të lekëve të marra para zgjedhjeve. Kështu Partia Socialiste do të jetë ajo që përfiton rreth 28 milion lekë të vjetra pasi në zgjehdje doli forcë e parë, teksa selia blu për shkak të rezultatit të dobët në parlamentaret e qershorit do ti duhet të paguaje para. Gjithashtu nga përllogaritjet që ka bërë KQZ shtesë fondi përfitojnë edhe partia Lëvizja socialiste për integrim, PDIU, PSD dhe Lista e barabartë.

Sicred