KRYEFAQJA » LAJME » KQZ, 6 milionë dollarë për parlamentaret e 18 qershorit
KQZ miraton fletën e votimit të 18 qershorit

KQZ, 6 milionë dollarë për parlamentaret e 18 qershorit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve  miratoi  strukturën e  shpenzimeve buxhetore, për zgjedhjet parlamentare të datës 18 Qershor 2017. Shpenzimet kapin  shifrën e 733 milionë lekë, ose rreth 6 milionë dollarë. Zërin më i madh i shpenzimeve në buxhet janë pagat dhe shpërblimet e punonjësve. KQZ pritet të hapë rreth 342 vende të reja pune ku do të punësohen specialistë me kontratë të përkohshme. Për këtë kategori punonjësish, KQZ ka parashikuar që paga e tyre të jetë e barabartë me pagën e një specialisti në institucionet e vendit.  Ndërkaq,  duke llogaritur dhe pagesat për kryetarët dhe anëtarët KZAZ – ve, komisioneve të votimit, grupeve të numërimit, monitoruesve dhe bordit të medias, kosto totale e shpërblimeve është 216.4 milionë lekë.

Sicred