KRYEFAQJA » LAJME » KPK shkarkon Trenovën prokuror i apelit
KPK shkarkon Trenovën prokuror i apelit

KPK shkarkon Trenovën prokuror i apelit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Apelit në Tiranë Gentian Trenova. Ky i fundit u hetua nga komisioni i “Vettingut” gjatë muajve të fundit dhe rezultoi me probleme në skedën e pasurisë dhe atë të kriterit profesional.
Zoti Trenova shkarkohet me këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe nga detyra e anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duke vënë në situatë vështirësie edhe këtë institucion të ri të sistemit gjyqësor.
Vetë prokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës.
Trupa gjykuese bëri me dije në seancën publike të vendimit se prokurori ka të drejtë të ankimojë shkarkimin e tij, dhe se per kete gje do te njoftohen edhe vezhguesit nderkombetar.
Kriteri baze i pasurise rezultoi i pakalueshem per prokurorin qe e kishte nisur karrieren ne vitin 2004. Ne seancen e nje jave me pare nje nga anetaret e trupes gjykuese tha se prokurori Trenova kishte probleme ne rregullsine e hetimit te nje dosje penale per nje ngjarje te disa viteve me pare, ku rezulton se me kerkese te tij ishin mbyllur hetimet per nje ëeshtje qe lidhej me verifikimin e pasurive te nje shtetasi.

Sicred