KRYEFAQJA » LAJME » KPK shkarkon gjyqtarin Trezhnjeva
KPK shkarkon gjyqtarin Trezhnjeva

KPK shkarkon gjyqtarin Trezhnjeva

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Durrësit Besim Trezhnjevën. Sipas KPK, Trezhnjeva ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, ka mosdeklarim të të ardhurave dhe ka mungese te burimeve financiare të ligjshme. KPK ka dalë në konkluzionin se gjyqtari nuk justifikoi pasurinë për 4 apartamente, një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe një autoveture luksoze.

Avokati i Trezhnjevës Fatmir Braka tha se vendimi është i padrejtë dhe se do ankimohej.

Seancën e kaluar Trezhnjeva reagoi ndaj analizave të KPK. ”Bashkë me bashkëshorten kam 75 vite punë, me vajzën,  dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime. Nuk janë ta ardhurat kryesore nga bashkëshortja. Është periudha që nuk është llogaritur. Nga ’81-’94 nuk është llogaritur asnjë e ardhur e imja. Çfarë fshehje pasuri? Nuk është fshehje pasurie” tha gjyqtari Besim Trezhnjeva.
Trezhnjeva me një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor, afro 38 vjeçare, është gjyqtari i dytë që shkarkohet nga KPK pas Fatos Lulos. Deri tani vetëm Vitore Tusha e ka kaluar kontrollin e KPK.

Sicred