KRYEFAQJA » LAJME » KPK: Nuk justifikon pasurinë , shkarkohet gjykatësi kushtetues Lulo
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, pasi sipas këtij komisioni ai nuk justifikon pasurinë e tij. Avokati i zotit Lulo, Adrian Visha tha se vendimi është marrë mbi bazën e një fabule tërësisht të paqenë dhe ai do të apelohet. "Do apelohet. Ne e konsideruam tërësisht të paqenë gjithë fabulën mbi të cilën u dha verdikti i sotëm i përkohshëm. Është një vendim që për mua është tërësisht i padrejtë, i pambështetur në gjithë sa u relatua dhe u provua nga ana jonë para këtyre gjyqtarëve, por megjithatë ky ishte vendimi i apelueshëm dhe do apelohet" tha zoti Visha për gazetarët. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, u thirr dy ditë më parë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ai nuk u paraqit. Në vend të tij ishte avokati Visha. Figura e Lulos si jurist, avokat dhe gjyqtar prej afro 35 vjetësh, kaloi në filtrat e vettingut dhe vetëm pasuria e tij u vlerësua si e dyshimtë. Dyshime u hodhën për shumën prej 100 mijë dollarësh, deklaruar si dhuratë nga e motra, kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarësh me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë, një zyrë e dhuruar po nga e motra dhe një shtëpi në Tiranë.

KPK: Nuk justifikon pasurinë , shkarkohet gjykatësi kushtetues Lulo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, pasi sipas këtij komisioni ai nuk justifikon pasurinë e tij. Avokati i zotit Lulo, Adrian Visha tha se vendimi është marrë mbi bazën e një fabule tërësisht të paqenë dhe ai do të apelohet. “Do apelohet. Ne e konsideruam tërësisht të paqenë gjithë fabulën mbi të cilën u dha verdikti i sotëm i përkohshëm. Është një vendim që për mua është tërësisht i padrejtë, i pambështetur në gjithë sa u relatua dhe u provua nga ana jonë para këtyre gjyqtarëve, por megjithatë ky ishte vendimi i apelueshëm dhe do apelohet” tha zoti Visha për gazetarët.
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, u thirr dy ditë më parë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por ai nuk u paraqit. Në vend të tij ishte avokati Visha. Figura e Lulos si jurist, avokat dhe gjyqtar prej afro 35 vjetësh, kaloi në filtrat e vettingut dhe vetëm pasuria e tij u vlerësua si e dyshimtë. Dyshime u hodhën për shumën prej 100 mijë dollarësh, deklaruar si dhuratë nga e motra, kontrata e borxhit prej 480 mijë dollarësh me të cilën ishte planifikuar të blihej shtëpi në Toronto të Kanadasë, një zyrë e dhuruar po nga e motra dhe një shtëpi në Tiranë.

Sicred