KRYEFAQJA » LAJME » KPK konfirmon në detyrë një prokuror dhe dy gjyqtarë
KPK konfirmon në detyrë një prokuror dhe dy gjyqtarë

KPK konfirmon në detyrë një prokuror dhe dy gjyqtarë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të mërkurën në detyrë një prokuror dhe dy gjyqtarë. Bëhet fjalë për prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj dhe gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi.

“Procesi shumë i vështirë. Procesi nga ana e KPK-së ishte korrekt. Ia dola të provoj në mënyrë pozitive tre komponentët e vettingut” u shpreh prokurori Muçi pas vendimit. Nga ana e tij gjyqtari Hallunaj tha se “Ndihem më i lehtësuar dhe ndjej keqardhje për kolegët që nuk e kalojnë këtë fazë. Proces i lodhshëm dhe i vështirë” tha ai. Ndërkaq KPK, ndonëse konfirmoi në detyrë gjytaren Kadi vendosi transferimin e një ndër vendimeve të saj në KLD për të vlerësuar nëse ka shkelje disiplinore. “U befasova nga pjesa e dytë e vendimit të KPK” tha gjyqtarja pasi vendimit.

Me këto vendime përfundon kontrolli i të gjithë kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas të dhënave zyrtare nga lista prioritare kanë mbetur pa u kontrolluar edhe 4 prokurorë, të cilët janë kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sicred