KRYEFAQJA » LAJME » KPK, gjyqtarja Ukperaj drejt konfirmimit
Ukperaj konfirmohet në detyrë dhe si kandidate për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

KPK, gjyqtarja Ukperaj drejt konfirmimit

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë Brikena Ukperaj doli të premten para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në provimin më të rëndësishëm të jetës së saj profesionale. Zonja Ukperaj është dekretuar gjyqtare në Vlorë në nëntor të vitit 2016 nga ish Presidenti Nishani dhe aktualisht është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Dosja e gjyqtares është hetuar në tre kritere baze, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale. Rezulton se gjyqtarja e Vlores nuk ka fshehje pasurie dhe nuk ka bërë deklarim të rremë. Ajo është pronare e një apartamenti në Tiranë dhe një makine të cilat janë pasqyruar në bilancet e saj financiare. Nga pikëpamja e pastërtisë së figurës rezulton se Ukperaj nuk ka probleme, po kështu nuk ka rezerva thelbësore në aspektin profesional.
Vendimi për gjyqtaren e Gjykatës Apelit në Vlorë do të jepet të hënën, vetë Brikena Ukperaj kërkoi konfimimin në detyrë.

Sicred