KRYEFAQJA » LAJME » KPK: Gjyqtari Trezhnjeva ka fshehur pasurinë
KPK shkarkon gjyqtarin Trezhnjeva

KPK: Gjyqtari Trezhnjeva ka fshehur pasurinë

Gjyqtari i Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë dhe vendimi për të do të merret në 13 prill. Ky ishte qëndrimi i mbajtur sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ka marrë dy ditë kohë përpara se të japë verdiktin përfundimtar. Nga hetimi administrativ kane rezultuar deklarime të pasakta në lidhje me të ardhurat e bashkëshortes dhe parave cash. “Trezhnejva ka blerë dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave. Ka marrë një kredi prej 50 mijë euro, për të blerë një apartament në Tiranë, por ka mashtruar duke blerë një tjetër apartament në Durrës”- bëhet e ditur në vlerësimin e KPK. Gjithashtu duket se kanë rezultuar deklarime të rreme në lidhje me të ardhurat e bashkëshortes në një shumë të konsiderueshme të ardhurash, si dhe janë administruar 11 denoncime publike për gjyqtarin në KPK.

Në përfundim të seancës në KPK, gjyqtari Trezhnjeva mohoi të ketë fshehur pasurinë dhe tha se verifikimi nuk është bërë i saktë.”Bashkë me bashkëshorten kam 75 vite punë, me vajzën dhe ajo që dëgjuat është pasuria ime. Nuk janë ta ardhurat kryesore nga bashkëshortja. Është periudha që nuk është llogaritur. Nga ’81-’94 nuk është llogaritur asnjë e ardhur e imja. Çfarë fshehje pasuri? Nuk është fshehje pasurie” tha gjyqtari Besim Trezhnjeva.

Besim Trezhnjeva është gjyqtari i tretë që kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Deri tani  Fatos Lulo është larguar nga sistemi dhe Vitore Tusha është konfirmuar si gjyqtare.

 

Sicred