KRYEFAQJA » LAJME » Kozniku: Skënderbeu, më pranë kualifikimit
Kozniku, Skënderbeu, më pranë kualifikimit

Kozniku: Skënderbeu, më pranë kualifikimit

Dinamo ishte me fat që mori atë barazim 1-1 në Zagreb përballë Skënderbeut, në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Evropës, pasi korçarët merituan fitoren për atë që dhanë në fushë. I këtij mendimi është shqiptari i njohur i futbollit kroat, Ardian Kozniku. Për ish-futbollistin e përfaqësueses kroate, Dinamo duhet dhe pritet të bëjë ndryshime për sfidën e kthimit. Pavarsisht se Dinamo mbetet një kundërshtar i vështirë, Kozniku e sheh më të favorizuar Skënderbeun për ndeshjen e kthimit. Ndeshja e kthimit midis Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit luhet të enjten në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:00.

Sicred