KRYEFAQJA » LAJME » Kotzias vizitë dy-ditore në Shkup

Kotzias vizitë dy-ditore në Shkup

Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias viziton Shkupin në vizitën e parë në vend pas riemërimit të aeroportit, që ishte një prej lëshimeve që Qeveria e Maqedonisë bëri në procesin e negociatave me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Në vizitën dy ditore të Kotzias, dita e premte pritet të jetë më intensive. Pasi siç paralajmëroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov është paraparë agjendë e pasur për mysafirin grek. Të dy Ministrat është planifikuar të bisedojnë për qëndrimet e të dyja palëve, pasi Greqia dhe Maqedonia i këmbyen projekt-marrëveshjet për zgjidhjen e emrit, për të cilat Dimitrov tha se dallohen prej njëra-tjetrës.

Sicred