KRYEFAQJA » LAJME » Kotzias: Shqipëria e Maqedoni të anëtarësohen në BE

Kotzias: Shqipëria e Maqedoni të anëtarësohen në BE

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias është deklaruar të premten në favor të anëtarësimit të Shqiperisë e Maqedonisë në BE. Në takimin e tretë ministror të ministrave të Greqisë Shqipërisë Maqedonisë dhe Bullgarisë, Kotzias e ka vendosur çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë në qender të synimeve të afërta. Ndërsa pranon se ndryshimet në botë shtrojnë domosdoshmerine e intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit në rajonin e Evropës Juglindore, ministri i jashtem grek shprehet qartazi që në këtë kontekst duhet synuar që Shqipëria dhe FYROM t’i bashkohen BE-se dhe të përgatiten për bashkëpunimin e tyre në kuadër të saj.  Kotzias propozoi zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të ministrisë për refugjatët dhe migracionin dhe për zhvillimet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe vendet arabe
Shqiperia ka mbeshtetur permes ministrit te jashtem formatin rajonal duke u angazhuar per me tej, nderkohe qe ka apeluar per celjen e bisedimeve si nje proces qe Shqiperia e ka merituar me reforma ne perparesite e kerkuara.
Deklarimi i Greqise per mbeshtetje, presupozon nje vote pro edhe te vendit fqinj qe gjithesesi dukej se nuk mund te ngrinte veto per dy vende njeheresh duke bere ato fajtore per marredheniet e tij me secilen prej tyre.

Sicred