KRYEFAQJA » LAJME » Kotzias për bisedimet me Shqipërinë: Çështja çame nuk ekziston!
Kotzias në bisedimet me Shqipërinë: Çështja çame nuk ekziston!

Kotzias për bisedimet me Shqipërinë: Çështja çame nuk ekziston!

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se çështja çame nuk është pjesë e diskutimeve në negociatat me palën shqiptare, sipas agjencise zyrtare te lajmeve, ANA-MPA. Kotzias ka sqaruar opinionin publik në Greqi si dhe opozitën për bisedimet me Shqipërinë, si dhe takimin me homologun shqiptar Ditmir Bushati në Korçë. “Nuk ekziston çështja çame dhe nuk ishte temë e diskutimit mes dy palëve. Bisedimet me ministrin Bushati u përqendruan në çështje të pazgjidhura në 70 vitet e fundit dhe kemi përparuar për gjetje të zgjidhjeve të qëndrueshme. Ka përmirësim në marrëdhëniet greko-shqiptare nga dialogu i vazhdueshëm, ka thënë Kotzias. Shefi i diplomacisë greke thekson se ka një “përmirësim te dukshem të klimës në marrëdhëniet greko-shqiptare”, që sipas tij “është rezultat i dialogut të sinqertë që po zhvillojnë të dy palët” dhe qe vërtetohet nga veprat konkrete. Ditmir Bushati dhe Nikos  Kotzias kane zhvilluar dy raunde bisedimesh, në Kretë në nëntor 2017 dhe në qytetin e Korçës javën e kaluar.

Sicred