KRYEFAQJA » LAJME » Kotcias dhe Dimitrov janë takuar sot në Ohër

Kotcias dhe Dimitrov janë takuar sot në Ohër

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotcias dhe homologu i tij maqedonas Nikolla Dimitrov janë takuar sot në Ohër, për të diskutuar ecurinë e çështjes së emrit të maqedonisë. Sipas gazetës greke Ekathimerini, para mbajtjes së takimit, ministri i jashtë grek u shpreh se kompromiset dhe realizmi janë elementët kyç për arritjen e një marrëveshjeje. – Çelësi për zgjidhjen e emrit është realizmi, pragmatizmi dhe idea se duhet të arrijmë kompromise të vërteta, jo të rreme, – u shpreh dje ministri i jashtëm grek gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ku u takua me homologun serb Ivica Daçiç. Ndërkohë në Athinë, zëdhënësi i qeverisë u shpreh se qeveria për të cilën ai punon është optimiste, por theksoi se duhet bërë akoma shumë punë para arritjes së një marrëveshjeje. Ministri i jashtëm grek do të jetë sot edhe në Kosovë, ku do të pritet nga homologu Behxhet Pacolli, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sicred