KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për 19 komuna

Kosovë, zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për 19 komuna

Zhvillohet ketë të dielë raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 19 komuna te kosovës, ku më shumë se 1 milionë e 350 mijë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur krerët e tyre lokalë. Qendrat e votimit u hapen në orën 7 të mengjesit dhe mbyllen në orën 19 të mbrëmjes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka angazhuar më shumë se 14 mijë komisionerë për këtë raund. Më shumë se 12 mijë vëzhgues po e ndjekin procesin zgjedhor nga afër. Për monitorimin e zgjedhjeve, sot në Kosovë ka shkuar edhe kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili gjatë një konference për shtyp nga Komisioni qendror i zgjedhjeve, u shpreh se SHBA-të mbështesin Kosovën , ndërsa ka ndarë edhe emocionet që ndjen duke qenë në shtetin tashmë të lirë dhe të pavarur. “Ndodhte ndonjëherë që njerëzit më thoshin se pavarësia e Kosovës ndoshta nuk do të ndodhte dhe unë u thoja se do të ndodhte dhe se një ditë të gjithë do të ishim në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Dhe ja ku jemi tani në Kosovën e lirë dhe të pavarur, dhe zgjedhje të lira demokratike dhe duke parë këtë se sa përzemër e kanë njerëzit demokracinë. Siç e dini, SHBA është mbështetës i madh i Kosovës dhe popullit të Kosovës dhe unë do të bëj çdo gjë është në fuqinë time për të siguruar se të dyja vendet janë duke punuar së bashku dhe për të ndërtuar demokracinë së bashku”. Për kongresmenin amerikan Engel, vota është një e drejtë e rëndësishme që dëshmon se demokracia po vepron. Ai gjithashtu u bëri thirrje gjithë qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në vendin e tyre të lirë dhe të pavarur.

Sicred