KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, zgjedhje për kryetarët e 38 komunave
zgjedhjet-kosove, Kosovë, Propozohet, data e zgjedhjeve lokale,

Kosovë, zgjedhje për kryetarët e 38 komunave

Zgjedhësit kosovarë i janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave, si dhe krerët dhe anëtarët e këshillave komunalë. Duke nisur nga ora 7 e mëngjesit e deri në 19:00 të mbrëmjes, rreth 1 milion e nëntëqindmijë votues kanë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokalë, duke hedhur votën në 2505 qendra votimi. Në këto zgjedhje  garojnë 204 kandidatë për kryetar komunash dhe 6887 kandidatë për asambletë komunale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për këshilla komunalë. Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në këto momente nuk janë raportuar parregullsi në zgjedhje. Rreth 33 mijë e 200 vëzhgues do të monitorojnë këto zgjedhje, kostoja e të cilave varion nga 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Sicred