KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Veseli sërish në krye të kuvendit
Kosovë, Veseli sërish në krye të kuvendit

Kosovë, Veseli sërish në krye të kuvendit

Kadri Veseli do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Pas një shtyrje disa orëshe të seancës së votimit në kuvend, zoti Veseli arriti të merrte votat e nevojshme për tu zgjedhur. Pro tij ishin 62 deputetë, 52 kundra dhe 1 abstenim. Kuvendi i Kosovës votoi gjithshtu edhe pesë nënkryetarët e rinj, duke krijuara Kryesinë e re të tij.

Kjo ishte seanca e tetë ku u bë i munduar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi 7 të tjerat kishin dështuar. Shkak ishte mos arritja e numrit të nevojshëm të 61 deputetëve. Pak ditë më parë kaolicionit PAN ju ishte bashkua edhe AKR e ish presidentit Behgjet Pacolli, duke berë të mundur arritjen e numrit të nevojshëm. Vetevendosja dhe disa parti të tjera, e kishin kundërshtuar ashpër zgjedhjen e Veselit. Ato madje ishin shprehur se ishin të gatshëm të votonin çdo kandidaturë tjetër të PAN.

Nga ana e tij Bashkimi Evropian mirëpriti zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se zgjedhja e kryetarit paraqet hapin e parë drejt formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të mbajtura më 11 qershor. “Bashkimi Evropian i kërkon shumicës së re parlamentare që të formojë sa më parë Qeverinë e re në mënyrë që të ecet përpara me reformat e nevojshme dhe urgjente për përparimin e Kosovës në agjendën e anëtarësimit të saj në BE” tha zonja Kocijançiç.

Sicred