KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, vazhdojnë mosmarrëveshjet për konstituimin e parlamentit
Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Kosovë, vazhdojnë mosmarrëveshjet për konstituimin e parlamentit

Ka dështuar sërish zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të rinj të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve PAN, nuk u paraqitën në seancën e orës 10.00. Arsyeja që ata nxorrën për mospjesëmarrje në seancë ishte mungesa e frymës institucionale. Sipas ligjit PAN ka të drejtën e propozimit të emrit të kryetarit të ri të kuvendit. Por emri i Kadri Veselit, që PAN ka zgjedhur nuk mirëpritet nga partitë e opozitës.
Ndërkohë, krerët e grupeve parlamentare u mblodhën në mesditë në një takim të thirrur nga kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër në moshë Adem Mikullovci. Në përfundim u ra dakord që të zbatohet propozimi i PAN që të mërkurën e ardhshme të mbahet një takim konsultativ për caktimin e seancës ku do të zgjidhet kryetari.
Por Vetëvendosja u shpreh se nuk do të marrë pjesë më në takime të tilla konsultative dhe se nuk do të pranojë asnjë kusht të vendosur nga PAN. Përveç takimit konsultativ, PAN kishte propozuar edhe votimin në një seancë të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministri, çka u konsiderua e pallogjikshme nga ana e opozitës.

Sicred