KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Takimi konsultativ, pa marrëveshje

Kosovë: Takimi konsultativ, pa marrëveshje

Takimi konsultativ i partive politike në Kosovë nuk ka sjellë ndonjë rezultat që të shkohet përpara për krijimin e institucioneve të reja. Në takim, përveç subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, kanë qenë të pranishem të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Takim është zhvilluar me akuza e kundërakuza mes kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci përfaqësuesve të PAN-it dhe zyrtarëve të koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa. Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, që ka qenë edhe iniciues i këtij takimi, ka kritikuar kryesyesin Adem Mikullovci se pse ka thirrur vazhdimin e seancës konstituive pa një marrëveshje. Hoxhaj që në fillim ka treguar se PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme. Nga ana tjetër, Avdullah Hoti, përfaqësues i koalicionit LAA, i ka bërë thirrje PAN-it që të marrë pjesë në seancën e thirrur për nesër, në mënyrë që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se është detyrim para qytetarëve të vendit që të krijohen institucionet e reja të Kosovës. Ndersa, përfaqësuesi i Listës Serbe, Goran Rakiç ka thënë se deputetët e subjektit të tij e mbështesim krijimin e institucioneve dhe nuk do të jene bllokues të proceseve. Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë kërkuar që seanca e nesërme të shtyhet për javën e ardhshme, që paraprakisht, sipas tyre jetë edhe një takim konsultativ. Një propozim i tillë është kundërshtuar nga LAA, duke thënë se koalicioni PAN po tregon papërgjegjshmëri dhe joseriozitet. Kryesuesi i seancës konstituive ka thënë se seanca e thirrur për nesër nuk mund të shtyhet. Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është thirrur për të enjten në ora 10.00.

Sicred