KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, studentët protestojnë, BE të liberalizojë vizat me Kosovën

Kosovë, studentët protestojnë, BE të liberalizojë vizat me Kosovën

Dhjetra studentë në Prishtinë kanë dalë në një protestë për mos heqjen e vizave, nga ana e Komisionit Europian me Kosovën. Megjithë motin e rënduar, ata u mblodhen në sheshin përpara Bibliotekës Kombëtare dhe vijuan në drejtim të qendrës së qytetit. Me ta ishte edhe deputeti i Kuvendit Labinot Tahiri, i cili pak ditë më parë në shenjë proteste dhe solidariteti me qytetarët, dorëzoi pasaportën e tij diplomatike. Studentët ngritën pikëpyetje në lidhje me qasjen që BE-ja ka ndaj Kosovës.

Megjithë premtimet e vazhdueshme të zyrtarëve europianë, sërish edhe në vitin që shkoi, nuk pati liberalizim vizash me Kosovën, që mbetet vendi i fundit pa këtë marrëveshje në Ballkan.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com