KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë; Shtyhet seanca konstitutive
Kosovë, Shtyhet seanca, konstitutive

Kosovë; Shtyhet seanca konstitutive

Deputetët e koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës, Aleancës Kosova e Re dhe ata nga radhët e pakicave nuk janë paraqitur në vazhdimin e seancës konstituive të thirrur në ora 11:00. Pavarësisht se seanca ishte thirrur nga ky koalicion, deputetët e partive përbërëse nuk janë paraqitur fare ne sallën e Kuvendit. Pas pritjes rreth 25 minuta, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci e ka shtyrë seancën. Në sallë u paraqitën vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Bazuar në kandidaturën paraprake të Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që për postin e kryetarit te Kuvendit të caktohet lideri i këtij subjekti politik, Kadri Veseli.

 

Sicred