KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Kosovë; Shtyhen për herë të katërt punimet e Kuvendit
Kosovë; Shtyhen për herë të katërt punimet e Kuvendit

Kosovë; Shtyhen për herë të katërt punimet e Kuvendit

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është shtyrë edhe një hërë ditën e sotme. E parashikuar të vazhdojë sot në ora 14:00, orari është shtyrë me dy orë. Seanca e cila filloi të martën u shty disa herë për shkak të mospajtimeve të aktorëve politik. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha mbrëmë se seanca për Ekipin negociator do të vazhdojë të mërkurën. “Kemi qenë në fazën e vendimmarrjes për ekipin negociator, në pjesën e votimit propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi një shtyrje që të kemi edhe një vendimmarrje për këtë proces”, ka thënë Veseli. Ai ka shtuar se arsyet e shtyrjes së seancave janë bojkoti i opozitës dhe mungesa e deputetëve, të cilët kanë krijuar një situatë e cila po e dëmton shumë shtetin e Kosovës. “Do të duhej të ishim bashkërisht sot, që të mos qonim mesazh përçarës tek qytetarët”, ka thënë Veseli.

Sicred