KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, SHBA e shqetësuar për përpjekjet për të shfuqizuar ligjin “Gjykatën e Posaçme”
Rama polemizon dhe premton: Rilindja e gjykatave në më pak se një vit!

Kosovë, SHBA e shqetësuar për përpjekjet për të shfuqizuar ligjin “Gjykatën e Posaçme”

Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e thellë për përpjekjet e fundit në Parlamentin e Kosovës për të shfuqizuar ligjin”, për Gjykatën e Posaçme, e themeluar për “të shqyrtuar rastet e akuzave për krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe krime të tjera serioze të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-2000”. Ky qëndrim u shpreh përmes një deklarate të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, Heather Nauert. “U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Republikës së Kosovës që të respektojnë angazhimin e tyre ndaj punës së Dhomës së Specialistëve dhe të lënë të pandryshuar autoritetet dhe juridiksionin e gjykatës”, thuhet në deklaratë. Siç u shpreh Sekretari Tillerson më 21 dhjetor, vënia në vend e drejtësisë në Ballkan nuk ka përfunduar, vazhdon deklarata, dhe “ne mbetemi të përkushtuar që të mbështesim drejtësinë për viktimat”. “U bëjmë thirrje me forcë udhëhqësve aktualë të Kosovës dhe anëtarëve të Parlamentit që të mos ta zhbëjnë atë arritje duke e prekur gjykatën tani ose në të ardhmen”, përfundon deklarata. Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që e cilësojnë atë diskriminuese për Kosovën. 43 deputetë paraqitën të premten e kaluar, më 22 dhjetor, kërkesën për një seance të jashtëzakonshme për të votuar shfuqizimin e ligjit. Në mungesë të kuorumit, kryesia e parlamentit nuk ishte në gjendje të merrte vendim për datën. Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike, lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës serbe e bojkotuan takimin e kryesisë.

Sicred