KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, seancë solemne kushtuar nëntë-vjetorit të pavarësisë

Kosovë, seancë solemne kushtuar nëntë-vjetorit të pavarësisë

Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një seancë solemne, kushtuar nëntë-vjetorit të pavarësisë. Seanca ka nisur me himnin shtetëror. Më pas, deputetëve u është drejtuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka thënë se për nëntë vjet shtet, Kosova është njohur nga 113 vende dhe tani synon integrimin e saj në NATO dhe Bashkim Evropian. Thaçi ka falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian që e kanë ndihmuar dhe njohur shtetin e Kosovës. “Kosova është shtet i përbashkët i të gjithëve, ku secili duhet ta ndjej dhe përjetoj lirinë dhe pavarësinë e saj”, ka thene ai. Ndersa kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se 17 shkurti 2008, është futur në historinë e Kosovës, falë kontributit, vizionit dhe përkushtimit të popullit për të jetuar të lirë dhe të barabartë me vendet tjera të botës. Në këtë seancë ka qenë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Kosovë, ndër ta edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delaui si dhe Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Natali Apostolova. Në 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur duke u identifikuar si shteti më i ri në botë. Kosova njihet sot nga 110 vende.

Sicred