KRYEFAQJA » LAJME » KOSOVË, SEANCA PËR EKIPIN NEGOCIATOR NË ORËN 14.00

KOSOVË, SEANCA PËR EKIPIN NEGOCIATOR NË ORËN 14.00

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdojë sot në ora 14:00. Seanca e cila filloi të martën u shty disa herë për shkak të mospajtimeve të aktorëve politik. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha mbrëmë se seanca për Ekipin negociator do të vazhdojë të mërkurën. “Kemi qenë në fazën e vendimmarrjes për ekipin negociator, në pjesën e votimit propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi një shtyrje që të kemi edhe një vendimmarrje për këtë proces”, ka thënë Veseli.  Ai ka shtuar se arsyet e shtyrjes së seancave janë bojkoti i opozitës dhe mungesa e deputetëve, të cilët kanë krijuar një situatë e cila po e dëmton shumë shtetin e Kosovës. “Do të duhej të ishim bashkërisht sot, që të mos qonim mesazh përçarës tek qytetarët”, ka thënë Veseli.

Sicred