KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë; Refuzohet hyrja e Nikoliç

Kosovë; Refuzohet hyrja e Nikoliç

Qeveria e Kosovës mori vendim për të mos pranuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Qeverisë së Serbisë për te vizituar komunën e Shtërpcës në Kosovë, të paraparë për sot. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, bëri të ditur se refuzimi erdhi pas vonesës për të dorezuar ne kohë kërkesën për vizitë në Kosovë, siç parashihet me marrëveshjen për lejimin e vizitave të zyrtarëve të lartë ndërmjet dy shteteve. “Qeveria e Kosovës konsideron se sjelljet e fundit të Serbisë dhe deklaratat e saj janë kundër frymës së bashkëpunimit ndërshtetëror dhe arritjeve të dialogut për të ndërtuar ura të shëndosha bashkëpunimi në mes dy shteteve dhe popujve, thuhet në deklaratë. Vizita e presidentit serb ishte paraparë për sot, me rastin e Ditës së Krishtlindjes Ofrtodokse.

Sicred