KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Raportuesi i PE-së për Vizat
Kosovë, Raportuesi i PE-së për Vizat

Kosovë, Raportuesi i PE-së për Vizat

Kosova, sipas raportuesit për të në Parlamentin Europian, Igor Sholtes, duhej ta kishte siguruar që përpara dy vitesh liberalizimin e vizave. “Unë bëra më të mirën – ishte komenti i Sholtes, – e kjo do të shprehet qartë edhe në progres raport”. Pritshmëritë janë të mëdha, megjithatë jo çdo gjë varet nga Parlamentit Europian. Është Komisioni, ai që e thotë fjalën e fundit dhe raportuesi për Kosovën ka bindjen se rekomandimi i tij do të jetë pozitiv dhe se liberalizimi mund të përfundojë brenda vitit. Por, për shtyrjen e procesit, sipas zyrtarit europian kanë faj edhe vete kosovarët, që duhej ta kishin kryer atë në një kohë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën. “Shpesh e kam përmendur se banorët e Kosovës e meritojnë liberalizimin dhe duhet të shijojnë lëvizjen e lirë nëpër Europë. Por, ditët e fundit po diskutohen edhe shumë tema të tjera të rëndësishme, në të cilat ka ende hapësirë për përmirësim”, u shpreh Sholtes. Ai nënvizoi në veçanti se ka nevojë për përmirësime në pika që lidhen me zbatimin e ligjit për korrupsionin dhe krimin e organizuar, reformat në sistemin gjyqësor, si dhe pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Detyra që shtrohet përpara Parlamentit të Kosovës është të miratojë edhe aspektet e transparencës në të gjithë sektorët publikë, si dhe duhet të diskutojë për marrëveshjet ndërkombëtare.

Sicred