KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë: Plagoset me armë zjarri avokati Azem Vllasi

Kosovë: Plagoset me armë zjarri avokati Azem Vllasi

Ish-udhëheqësi komunist në vitet e 80’të, në kohën e ish Jugosllavisë, avokati Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotem në hyrjen e banesës së tij në Prishtinë nga një person, akoma i paidentifikuar. Avokati Vllasi është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Tani për tani nuk dihen motivet e sulmit me armë zjarri ndaj Vllasit. Azem Vllasi, pas përfundimit të luftës në Kosovë nisi punën e avokatit. Ai është i njohur edhe për analizat politike të situatës në vend dhe në Ballkan. Dhoma e Avokatëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj avokatit, Azem Vllasi. Ata kanë kërkuar nga organet e rendit, që sa më parë ta zbardhin rastin dhe aktorët të dalin para drejtësisë. Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar në rrjetin social Facebook pas lajmit për plagosjen e avokatit Vllasi, duke e quajtur “akt të papranueshëm dhe të dënueshëm”.

Sicred