KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, pezullohet seanca e konstituimit të kuvendit
Kosovë, dështon sërish zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Kosovë, pezullohet seanca e konstituimit të kuvendit

Kuvendi i Kosovës u mblodh sot në seancë konstituive. Pas verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, seanca është ndërprerë, pa mundur të zgjidhet kryetari i ri i kuvendit. Shkaku i ndërprerjes ishte fakti që koalicioni fitues PAN kërkoi një pushim prej dy orësh, por kryesuesi i  seancës, që është edhe deputeti më i vjetër në moshë, Adem Mikullovci, nuk ra dakord për këtë pushim. Pas kësaj,  deputetët e PAN dolën nga salla, duke e bërë të pamundur vazhdimësinë e seancës. Ndërkohë akoma nuk dihet se si do të procedohet më tej.

Sicred