KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë-Përcillet në banesën e fundit ish-kryeministri i saj Bajram Rexhepi

Kosovë-Përcillet në banesën e fundit ish-kryeministri i saj Bajram Rexhepi

Kosova është sot në zi, pasi ish-kryeministri i saj Bajram Rexhepi u nda dje nga jeta në një spital të Turqisë ku ndodhej që prej muajit prill. Arkivoli me trupin e të ndjerit u prit në aeroportin e Prishtinës me nderimet e rastit nga forcat e sigurisë së Kosovës. Më pas, ai u dërgua në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku ish-kolegë, politikanë, përfaqësues të fushave të ndryshme të jetës në Kosovë dhe qytetarë të thjeshtë i bënë nderimet te fundit kirurgut që për shumë kohë la profesionit e tij për t’iu përkushtuar ndërtimit të shtetit të Kosovës. Pas homazheve në kuvendin e Kosovës, në nderim të të ndjerit mbahet edhe një takim përkujtimor në mjediset e teatrit kombëtar të Prishtinës. Në shenjë respekti për të ndjerin nuk do të mungojnë as nderimet e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, vendi ku u lind dhe shërbeu për shumë vjet. Ndërkohë, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e sotme, një ditë zie. Në të gjithë vendin, flamujt janë në gjysëm-shtizë për të nderuar doktorin, veteranin e UCK-së dhe politikanin Bajram Rexhepi.

Sicred