KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, Pavarësia që lindi me emër

Kosovë, Pavarësia që lindi me emër

Më 17 shkurt të vitit 2008, familja Sopa nga Komuna e Lipjanit, kishin një gëzim të dyfishtë. Ishte shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe ardhja në jetë e vajzës së tyre të parë të cilën e pagëzuan me emrin Pavarësia . Që nga ajo ditë kjo familje emrin Pavarësia e shqipton disa herë në ditë. Pavarësia kete vit mbush 10 vjec. Ajo është nxënëse e shkëlqyer e klasës së katert në fshatin Sllovi. Ajo krenohet që ka lindur me emrin i cili ka nje domethënie të dyfishtë. “Unë isha 5 vjeçe kur kuptova se emri im është pavarësia dhe kuptimin e fjales pavarësi. Prindërit e mi ma shpjeguan. Ata më thanë se emri im ka dy kuptime dhe është ditëlindja jote dhe ditëlindja e Kosovës”.
Duke e përshkruar se çfarë ka ndodhur ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, siç i kanë treguar prindërit, ajo thotë se ishte një gëzim shumë i madh për shqiptarët e Kosovës. Pavarësia, është një nxënëse e shkëlqyer, ndërsa profesionet që i pëlqejnë janë mësuese, doktoreshë dhe aktore. Megjithëse dëshiron që kur të rritet të vazhdoje studimet jashtë vendit, Pavarësia thotë se do të rikthehet në Kosovë. “Me shumë mundësi do shkoj jashtë të studioj por do të kthehem përsëri. Nuk do ta harroj kurrë vendin tim. Dua të shkoj në Amerikë për të studiuar”. Ndërsa nëna e Pavarësisë, Lumturie Sopa kujton momentin e ardhjes në jetë të vajzes së saj. “Nëna e Pavarësisë Lumturije Sopa, 34, ritregon se kur ka lindur vogëlushja e saj “në këtë moment” kur u vetshpall shtet i pavarur”. 10 vjet nga dita historike, Pavarësia është shembulli tipik i fëmijëve në fshatin Sllovi. Ajo thotë se asnjëherë nuk është takuar me fëmijët e komunitetit serb në Kosovë që banojnë fare pranë shtëpisë së saj. Fshati Sllovi ku jeton familja Sopi është me popullsi tërësisht shqiptare, ndërsa vetëm pak kilometra me larg ndodhet fshati i vogël serb Dobrotin. Të dy këto fshatra, përveç rrugës, nuk ndajnë asgjë tjetër.

Sicred