KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, nesër mbahet mbledhja e qeverisë

Kosovë, nesër mbahet mbledhja e qeverisë

Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku pritet të debatohet dhe miratohet programi i Qeverisë 2017-2021. Pas miratimit, ky plan pritet t’i dërgohet Kuvendi për diskutim në njërën nga seancat.
Ndërkohë, është paralajmëruar se të premten e kësaj jave Ministria e Financave do te përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të proçedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Pas një kohë të gjatë, rreth 3 muaj ngërç politik në Kosovë, më në fund palët politike arritën të zgjedhin kreun e Kuvendit cka i hapi rrugë krijimit të qeverisë, ku koalicioni PAN hyri në bisedime më AKR-në e Behgjet Pacollit.

Sicred