KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, ndalohet nga forcat policore Marko Gjuriç
Arrestimi i Gjuriç, Lista Serbe takon presidentin Vuçiç

Kosovë, ndalohet nga forcat policore Marko Gjuriç

Policia kosovare ndaloi sot në Mitrovicën e Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç për hyrje të paligjshme në territorin e Kosovës. Gjuriç po merrte pjesë në një tubim serb në pjesën Veriore të Mitrovicës, pasi hyri atje në mënyrë të paligjshme pavarësisht një ndalese nga autoritetet e Kosovës. Pas arrestimit në Mitrovicë ai u dërgua me pranga në duar në Prishtinë ku u mbajt për disa orë në stacionin policor, për t’u deportuar më pas për në Serbi.

Sicred