KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë; Mendimi i qytetarëve për Pavarësinë

Kosovë; Mendimi i qytetarëve për Pavarësinë

Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia me një mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Nëntë vjet pas saj, Kosova është njohur si shtet i pavarur nga 113 vende të botës, por, vazhdon të mos njihet nga Serbia fqinje, ndonëse prej vitesh zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve. Qytetarët mendojnë se ka vend për të qenë krenar por ka edhe më tepër vend për punë dhe përparim. “Shteti i Kosovës është 9 vjet mbrapa vendeve të rajonit dhe 99 vjet mbrapa vendeve të Europës. Jemi i vetmi vend që është ende i izoluar” “ Pjesërisht jemi të kënaqur e pjesërisht jo. Kjo sepse nuk janë marrë masat që duhet të ishin marrë, siç është liberalizimi i vizave.” “ Politika nuk është në gjendje të mirë, pasi nuk e lejon korrupsioni.” – Këto janë disa nga mendimet e qytetarëve të rastit. Kosova aktualisht përballet me probleme ekonomike dhe papunësi, çka kanë sjellë emigrim të lartë, me probleme me korrupsionin, të cilat ia vonojnë rrugën e integrimit evropian, krahas disa faktorëve të jashtëm.

Sicred