KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë, mblidhet sot Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar programin e qeverisë Haradinaj
kuvendi i kosoves, seance e jashtezakonshme, 2017, qeveria a re

Kosovë, mblidhet sot Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar programin e qeverisë Haradinaj

Me kërkesë të partive opozitare, Kuvendi i Kosovës u mblodh këtë të dielë në një seancë të jashtëzakonshme. Pavarësisht se kjo seancë synonte diskutimin e pikave të programit të qeverisë, Haradinaj, kjo e fundit nuk ishte prezent në sallë, cka u kritikua nga deputeti i Vetëvendosjes Glauk Kunjofca.

“Do të ishte mirë që pas dy ditësh të vazhdojë kjo, që qeveria të shfaqej dhe ta mbrojë atë me të cilën janë prezantuar para popullit të Kosovës, çfarë do të bëjnë për arsimin, çka do të bëjnë për shëndetësinë, si do t’i qasen shëndetësisë, çfarë reforma parashohin në drejtësi.”

Por kryeministri Haradinaj u kritikua edhe për marrëveshjen me listën serbe. Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh se Haradinaj duhet të shpjegojë se cfarë ka prapa kësaj marrëveshje.

 Seancën e sotme nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e konsideroi si pjesë e cirkut dhe përpjekjeve të dëshpëruara të opozitës për të imponuar axhendën e saj.

 Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në seancë të martën e ardhshme.

 

Sicred