KRYEFAQJA » LAJME » Kosovë-Mali i Zi arrijnë marrëveshje për kufirin

Kosovë-Mali i Zi arrijnë marrëveshje për kufirin

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës inkurajohet ratifikimi i Marrëveshjes së percaktimit të kufirit ndërmjet dy vendeve. Deklarata është nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic. Në një konferencë presidenti Thaçi ka thënë se kjo deklaratë inkurajon Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradainaj në një postim në Facebook e ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshjeje. “Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi. Me këtë po përfundojmë detyrimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë”, shkruan Haradinaj. Marrëveshja për percaktimin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Si e tillë, kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi.

Sicred